“Gjysma e punëtorëve i kanë të thyera helmetat…”. “Çizmet i blejmë vetë…”. “As doreza, as rroba nuk kemi marrë”…
Kjo është gjendja e disa punëtorëve në kombinatin metalurgjik Trepça, sipas Agim Rullanit, mbikëqyrës i minatorëve në horizontin e 10-të të kësaj miniere.
Mungesat, sipas tij, janë bërë më të theksuara në tre muajt e fundit, por ai nuk flet për arsyet.
Nga ndërmarrja, që dikur ka qenë motor i ekonomisë së Kosovës dhe më gjerë, punëtorët marrin vetëm disa mjete.
“Llambën ndriçuese dhe helmetën”, thotë Liridon Hajdari, i cili që 12 vjet punon në minierë.
“Helmeta është më e fortë dhe blihet më rrallë. Të tjerat… me çizme, me rroba, me doreza i sigurojmë vetë. Ne nuk duhet t’i blejmë, por nuk ka. Dhe, më mirë t’i blesh vetë sesa të punosh pa to”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë…Lexo KETU shkrimin e plotë.