-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agjenti i afërt që dezertoi nga Putini

Kryesoret

Më 14 tetor, një inxhinier rus i quajtur Gleb Karakulov hipi në një avion pasagjerësh për të udhëtuar nga Kazakistani drejt Turqisë së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Ai fiku telefonin për të ndalur prurjen në rritje të mesazheve urgjente dhe të zemëruara. Ai i tha kështu lamtumirë jetës së tij në Rusi dhe u përpoq të qetësonte zemrën që i rrihte fort.

Por, ky nuk ishte thjesht një rus i zakonshëm që po largohej nga vendi. Zoti Karakulov ishte oficer në shërbimin elitë të sigurisë personale të Presidentit Putin.

Ai është një ndër rusët e paktë që largohen dhe flasin publikisht, dhe që për shkak të gradës që mbante kishte edhe njohuri nga afër të jetës së zotit Putin, apo ndoshta edhe qasje tek informacione të klasifikuara.

Zoti Karakulov, i cili mbulonte sektorin e komunikimeve të sigurta, tha se kundërshtitë morale ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë dhe frika se mund të gjente vdekjen atje, e shtynë që të fliste publikisht, megjithë rrezikun për atë vetë apo për familjen e tij. Ai tha se shpreson të frymëzojë edhe rusë të tjerë që të ngrenë zërin.

“Presidenti ynë është bërë një kriminel lufte”, tha ai. “Është koha që t’i japim fund kësaj lufte dhe të ndalim heshtjen”…lexo KETU lajmin e plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit