-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje një person me biçikletë!

Kryesoret

Një automjet ka përplasur një person dhe për pasojë ka humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur pranë kthesës së Patosit në Fier.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i biçikletës. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit