Policia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçare me inicialet B.B pasi dyshohet se vodhi para në bankën ku punonte.
Ajo ishte shpallur në kërkim nga policia për vjedhje duke shpërdoruar duke përdorur detyrën.
Gjykata e Durrësit i ka caktuar 37-vjeçares masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) u ka vjedhur shuma të ndryshme parash klientëve.