-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lista serbe rikthehet në Kuvendin e Kosovës pas 5 muajsh, qëndrimi zgjat 1 orë

Kryesoret

Pasi qëndruan rreth një orë, deputetët e Listës Serbe janë larguar sërish nga seanca e Kuvendit të Kosovës.

Prezenca e deputetëve të Listës Serbe ka qenë e detyrueshme në seancë pasi nëse kjo nuk do të ndodhte do t’u humbte mandati.

Në rregulloren e punës së Kuvendit, një deputet që nuk është prezent në seancë për së paku gjashtë muaj, i humb mandati.

Deputetët e Listës Serbe u rikthyen sot në Kuvendin e Kosovës pas pesë muajsh mungesë.

Rikthimi i tyre ka hapur debate mes deputetëve para se të niste seanca e sotme.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i është drejtuar deputetit që ka qenë brenda Grupit Parlamentar të Listës Serbe, por tani është regjistruar si i pavarur.

Siç raporton Koha, ai ka akuzuar Hoxhën se shkon në Kuvend “veç për para”.

Po ashtu Abazi i është drejtuar Hoxhës edhe me fjalët se “a po doni t’ia shtini flakën naj kerri”, pasi prej kohësh në veri të Kosovës, aty ku Lista Serbe ka pushtet, digjen veturat e qytetarëve serbë që i konvertojnë targat në RKS.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit