Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës kishte në fokus zhvillimet në dy vitet e fundit që Albin Kurti është në pushtet.
Ai foli për çështjen e emigrimit. Krasniqi deklaroi se Kosova po zbrazet. Krasniqi tha se qytetarët që po ikin nga vendi janë nga çdo kategori e shoqërisë, mjekë e mësimdhënës, infermierë e arkitektë.
“Përgjatë dy viteve të fundit mesatarisht 147 persona në ditë e lëshojnë Kosovën për me kërku një jetë më të mirë jashtë vendit. Mesatarisht mbi 1000 qytetarë në javë.
Pra gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti, 107310 qytetarë kanë ikur nga Kosova. Jo si turistë, por si mërgimtarë që e kanë e kanë humbur shpresën dhe besimin në perspektivën që mundet ta ofrojë shtetin tonë” tha ai.