Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të re plenare.
Në rend dite në këtë seancë është edhe shqyrtimi i propozim-rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës, në të cilën kryeministri Albin Kurti, do t’u përgjigjet deputetëve.
Në rend dite në këtë seancë janë edhe pikat e rregullta deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.
Gjithashtu deputetët do të shqyrtojnë në parim edhe Projektligji për çmimin e produkteve medicinale.