-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr me thika në Shijak, qëllohet një 33-vjeçar (EMRI)

Kryesoret

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Shijak. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25, në fshatin Borakë. Gjatë një konflikti, dyshohet se K.G, 46 vjeç ka plagosur me thikë 33-vjeçarin Altin Farruku.

I plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.

“Shijak/Informacion paraprak: Rreth orës 20:25, në fshatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta,  shtetasi K.G, 46 vjeç  dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin  A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.”, njofton Policia e Shijakut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit