-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkon të “kalbë” në burg Donald Trump, ylli i pornos “thyen heshtjen”

Kryesoret

Ylli i filmave porno, e cila aktualisht është kryefjalë e mediave të huaja si shkaktarja e përballjes së ish presidentit Trump me drejtësinë amerikane ka komentuar të gjithë situatën.

Stormy Daniels ka thënë se Donald Trump e meriton të shkojë në burg, madje ka thënë se ajo do të dëshmojë personalisht nëse ai del në gjyq për pagesën e parave ‘nën dorë’ që ka marrë nga ai. Gjithashtu, ajo rrëfeu se pse ishte stepur më parë ta publikonte.

“Sa herë që je në sy të publikut, është e frikshme. Dua të them, kam pasur frikë nga një raport me gojë në shkollë. Pra, është e frikshme, por mezi pres sepse nuk kam asgjë për të fshehur. Unë jam e vetmja që kam thënë të vërtetën.”- tha ajo.

Ajo u shpreh se ndihet si një ogur i mirë që me anë të saj janë shtuar edhe të tjera akuza ndaj tij. Trump u deklarua i pafajshëm të martën për 34 akuza për mashtrim dhe komplot gjatë gjykimit të tij në gjykatën penale të Manhattanit.

Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon deri në katër vjet burg. Ai ka pohuar vazhdimisht se akuzat janë pjesë e një “gjuetie shtrigash” kundër tij.

Trump gjithmonë ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me Daniels, gjë që ajo tha se ndodhi në vitin 2006 në një turne bamirësie golfi, ndërsa Trump ishte i martuar me Melania, 52 vjeç.

Vetëm disa javë para zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA, të cilat ai fitoi, porno ylli planifikoi të shiste historinë e saj. Në vend të kësaj, ajo u pagua 130,000 dollarë (105,000 £) nga revista National Enquirer në një marrëveshje që prokurorët pretendojnë se ishte thjesht për të blerë heshtjen e saj në emër të Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit