-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armë dhe fishekë, arrestohet 61-vjeçari në Krujë/ Emri

Kryesoret

Bashkim Islami 64 vjeç është arrestuar nga policia pasi u kap me armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh pa leje.

Falë inteligjencës informative, kapet në flagrancë dhe arrestohet 64-vjeçari që posedonte armën dhe municionin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës operacionale të mbështetur nga inteligjenca informative, me fokus evidentimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, kanë konstatuar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

-Bashkim Islami 64 vjeç, banues në Krujë.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik PMSH dhe dhjetëra fishekë luftarak, që mbaheshin pa leje nga shtetasi i arrestuar B. I.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.“, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit