Pasditen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shkup. Sipas informacioneve të para, tre persona kanë përfunduar në spital.
Gjithashtu shtojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit. Tre personat që kanë mbetur të plagosur janë 23, 20 si dhe 17-vjeçar.
“Me datë 07.04.2023 rreth orës 18:00 në SPB Shkup është raportuar se në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup ka ndodhur një konfrontim fizik dhe menjëherë pas kësaj nga Qendra Mjekësore “Shën Naum Ohërski” është raportuar se A.B (20) është dërguar për ndihmë mjekësore me lëndime në dorën e djathtë nga armë zjarri, si dhe A.B (23) me lëndime nga sende të forta dhe një i mitur 17 vjeçar me lëndime nga sulmi fizik”, thonë për TV21 nga MPB.