Rritja e pagave ka prekur edhe drejtuesit më të lartë të institucioneve shtetërore.
Ministrja Delina Ibrahimaj njoftoi se qeveria ka vendosur sot që të rrisë edhe pagën e Presidentit Bajram Begaj që shkon në 425 mijë lekë.
Shifrat/ Ja sa do të rriten pagat për administratën, mësuesit dhe të tjerët
“Niveli i pagës së Presidentit shkon 425 mijë Lekë. Kemi shikuar edhe hierarkinë e të gjitha institucioneve të pavarura.
Nga 22-61% do të rritet paga në administratë brenda dy viteve. 38 miliardë lekë do të jetë efekti shtesë në buxhetin e shtetit” tha ministrja e Financave.
Paga e Presidentit të Republikës aktualisht është 257 mijë lekë.