-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmoi dhe plagosi policin, arrestohet serbi në Kosovë

Kryesoret

Një serb është arrestuar sot në pikë kalimin kufitar në Jarinjë, pasi ka sulmuar fizikisht një punonjës të Policisë së Kosovës duke i shkaktuar lëndim trupor.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “Në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje, sot më 07.04.2023, rreth orës 16:30, në hyrje për në Republikën e Kosovës, ka ardhur një shtetas i Serbisë, i cili nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në Republikën e Kosovës”.

Më tej thuhet se  “pas refuzimit për hyrjes në vendin tonë, i dyshuari N.T., (viti i lindjes 1981, shtetas serb i Serbisë) ka filluar të fyej zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në Pikën e Kalimit Kufitar”.

“Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, për rastin është njoftuar prokurori, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti sulm ndaj personit zyrtar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit