Tirana u trondit mëngjesin e sotëm nga një krim në familje. Një 43-vjeçar në Shkozë vrau me armë zjarri kunatën e tij e më pas veten. Roland Sinani ka vrarë 37-vjeçaren Migena Sinani dhe më pas drejtoi armën nga vetja.
Autori dyshohet se merrte mjekim pasi vuante nga shëndeti mendor. Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë. Migena ishte në shtëpi me vetëm njërin nga fëmijët në momentin që kunati e vrau.
Fqinjët e familjes Sinani shprehen se nuk kanë dëgjuar për konflikte të mëparshme mes viktimës dhe autorit, ndërsa ngjarja i ka lënë të shokuar të gjithë të afërmit e tyre.
Krimi në Tiranë/ Çfarë e nxiti autorin të vriste natën kunatën e tij 37-vjeçare?