-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krimi në Tiranë/ Çfarë e nxiti autorin të vriste natën kunatën e tij 37-vjeçare?

Kryesoret

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Shkozë të Tiranës, ku një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij 37-vjeçare. Roland Sinani dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë kunatën e tij (nusen e vëllait) shtetasen Migena Sinani rreth 37 vjeçe.

Mësohet 37-vjeçarja Migena Sinani ka qenë në dhomën e gjumit kur është vrarë dhe ka pasur pranë njërin nga fëmijët e mitur 2-vjeç, ndërsa fëmija tjetër ka qenë me gjyshërit. Sipas burimeve, autori prej vitesh nuk fliste më të vëllanë dhe kunatën. Ai jetonte tek “Markata e peshkut”, ndrysa shpeshherë ai paralajmëronte se do ta kryente krimin.

43-vjeçari vrau kunatën, vëllai taksist s’ishte në shtëpi/ Prindërit: Po flinim!

Këtë të shtunë pasi ka kryer krimin ai ka dalë në rrugë para portës ku ka qëndruar për disa minuta dhe më pas ka shtënë dy herë në ajër, e ndërsa herën e tretë do të qëllonte për vdekje veten e tij. Burri i 37-vjeçares dhe vëllai i autorit të dyshuar punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë.

Vrasja në Shkozë/ Kunati hyri në dhomën e gjumit dhe qëlloi 37-vjeçaren me pistoletë, njëri prej fëmijëve në krevat me të

Çifti ka pasur dy fëmijë, njëri 2 vjeç, tjetri 4 vjeç. Ku fëmijën e vogël e ndjera e ka pasur në dhomën e saj, ndërsa fëmija tjetër ishte tek daja. Në banesë kanë qenë dy prindërit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas informacioneve paraprake.

EMRAT/ Krimi në Shkozë, kush është kunati që vrau nusen e vëllait e më pas veten

Sipas burimeve, autori i dyshuar, ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit