14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin dokumente të tjera tepër sekrete amerikane, Pentagoni nis hetimet!

Kryesoret

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të SHBA-së dhe shpërndarja në rrjete sociale po përhapet. Teksa Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe Pentagoni kanë nisur një hetim për burimin, dokumente të reja janë publikuar në ‘4chan’, një faqe interneti anonime dhe më pas në rrjete të tjera sociale.

Dokumentet e zbuluara duket se shkojnë përtej materialeve të klasifikuara në lidhje me planet e luftës në Ukrainë. Sipas analistëve të sigurisë, besohet se ka dhe informacione të ndjeshme informacioni mbi Kinën, teatrin ushtarak Indo-Paqësor, Lindjen e Mesme dhe terrorizmin.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane e quajti publikimin e dokumenteve sekrete ‘makth’ për SHBA, Britaninë, Australinë, Zelandën e Re dhe Kanadanë. Mick Mulroy, një ish-zyrtar i lartë i Pentagonit, beson se është “një shkelje e rëndësishme e sigurisë”.

Nga ana tjetër, Moska akuzon Kievin se po planifikon provokim në rajonin Sumy të Ukrainës. Sipas tyre, ushtria ukrainase po përgatit fushatë akuzash të rreme për përdorimin e municioneve me substanca toksike nga ushtria ruse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit