Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një letër 61 kryetarëve të bashkive duke u kërkuar të caktojnë një hapësirë për të mbjellë pemë, pasi PS ka njoftuar se një pjesë të parave të fushatës elektorale do t’i përdor për këtë qëllim.
Letra i ka shkuar edhe kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ku i kërkohet bashkëpunim në përcaktimin e territorit se ku do të mbillen këto pemë. Tashmë pritet përgjigja e Bardh Spahisë, i zgjedhur në 6 Mars të vitit të kaluar nga krahu i Sali Berishës.