Në prag të meshës tradicionale të Pashkëve, që mbahet sonte në mesnatë, Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, përmes një mesazhi, uroj të gjithë besimtarët që të angazhohen seriozisht për ta ndërtuar të mirën.
Nuk ka rëndësi se çfarë pengesash na dalin përpara, tha imzot Massafra, ne nuk mund të lejojmë asgjë dhe askënd të na e rrëmbejë shpresën që vjen nga Ringjallja e Jezusit.
“Dua t’u drejtoj një mesazh shprese të gjithë atyre që do t’u arrijnë këto fjalë të mia. Vështirësitë e jetës nuk e kanë fjalën e fundit dhe as nuk mund t’ia lejojmë vetes t’i dorëzohemi këtij tundimi djallëzor. Nëse kemi besim në Krishtin e Ringjallur, i kemi edhe mundësitë që të përballojmë gjithçka me guxim, angazhim dhe bujari. Nuk mund të ketë situata që na pengojnë të jemi njerëz të rinj, të aftë për të guxuar, për të ëndërruar”.