-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mjat më!”, i riu shqiptar vdes në burgun grek, mister shkaqet

Kryesoret

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana që nuk dihen ende në burgun e Korfuzit në Greqi.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Shpëtim Zinxhiria, i cili thotë se të afërmit e tij nuk kanë marrë asnjë informacion në lidhje me rrethanat e vdekjes së të riut.

Gazetari apelon që autoritetet shqiptare të reagojnë, pasi numri i bashkatdhetarëve tanë që kanë vdekur në burgjet e Greqisë ka shkuar në 66.

‘Mjaft më! Shkon ne 66 numri i të vdekurve SHQIPTARË në burgjet e Greqisë. Vdekje qe për nga numri kanë emër dhe mbiemër. ZOTI të vetë dorë…

Një 35-vjeçar me iniciale L.B nga Kurbini ka vdekur në burgun e Korfuzit. Një nga të afërmit e familjes konfirmon se ngjarja ka ndodhur para tre ditësh ku ai eshte gjetur i pajetë në qelinë e tij.

Lidhur me vdekjen e tij nuk asnjë njoftim nga autoritetet si dhe nga mediat vendase. Trupi i të ndjerit po përcillet sot për në Shqipëri’, shkruan Zinxhiria në postimin e tij.

Trupi i të ndjerit pritet të sillet sot drejt Shqipërisë, ku edhe do t’i bëhen nderimet e fundit nga familja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit