-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rifutja e Efit në BB, çfarë po ndodh me lidhjen e saj me të dashurin misterioz?

Kryesoret

Me rihyrjen e Efit në BB, dinamikat në shtëpi kanë qenë të forta, ku kanë ngulmuar me përplasjen mes saj dhe çiftit Luiz-Kiara.

Por krahas fokusit të lojës, Efi shumë e ndjekur është edhe për jetën e saj personale.

Vetëm pak ditë më parë, jashtë shtëpisë ajo festoi ditëlindjen, ku përkrah saj për herë të parë, u pa edhe i dashuri. Ndonëse vetë Efi nuk ka preferuar të ndajë asnjë foto me partnerin e saj, shkrepjet në krah të tij nuk kanë munguar.

Për herë të parë, Efi foli për këtë lidhje teksa u bë pjesë e “Big Brother”, duke e përshkruar si një histori të mrekullueshme mes të dyve, ndonëse në hapat e parë të lidhjes. Luizi e ngacmoi disa herë që ajo të tregonte diçka më shumë, ishte e kotë.

Efi nuk ndau me Luizin dhe Nitën asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët, ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist.

E pyetur nga Luizi, se si po shkonte lidhja jashtë, ajo u mjaftua duke thënë mirë, duke mos ndarë detaje të tjera.

Të shumta kanë qenë zërat në rrjet, që kanë thënë se në fakt Efi dhe partneri i saj janë duke kaluar një periudhë jo të mirë mes tyre.

Mbetet për t’u parë nëse vetë banorja do të zbulojë diçka më shumë në lidhje me këtë histori. Partneri i ri i Efit është një personalitet në fushën e ekonomisë dhe një figurë publike për ekranet shqiptare.

Efi ka duke bërë shaka duke thëne se me pjesmarrjen e saj në BB  ai mund ta shikojë gjatë gjithë kohës, duke e njohur edhe më shumë pasi janë në hapat e parë të lidhjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit