Në episodin e parë, Podcastit i moderuar nga kryeministrit Edi Rama i titulluar “Flasim” kishte të ftuar specialë. Ata janë shtatë kampionët e sportit, të cilët u nderuan pak ditë më parë me grada honorifike dhe tashmë janë pjesë e ushtrisë shqiptare.
Shefi i qeverisë nuk kurse pyetje serioze, batutat dhe “ngacmimet” për sportistët elitarë.
“Shtatë kampionë prej majave më të larta të sportit botëror, flasin në ditën e gradimit të tyre si kolonelë të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke ndarë momente të bukura e momente të zymta të ngjitjes së tyre drejt majës”, shkruan Rama.
Kampionet e Kosovës në xhudo, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë pjesë e Forcave të Armatosura, ndërsa peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, boksieri Alban Beqiri edhe atletja Luiza Gega do jenë tanimë me gradën “Kolonel”.