Gjatë spektaklit Zhaklin Lekatari është përplasur ashpër me Efin. Gjatë debatit Efi është shprehur se opinionistët e kanë personale me të.
Debati është zhvendosur nga studion e ‘BBV’ në rrjete sociale ku shoqja e Efit ka publikuar bisedat me të.
Nga bisedat Efi shprehet se është zënë keq me Zhaklinën. Efi tregon se Zhaklina i është afruar në fytyrë duke ulëritur.
“U zura me Zhakun keq. Ua më erdhi në fytyrë duke ulëritur. Do e kisha mbyt në dru. Injorante komplet me hodhi kunja ti që suporton dhunën, e të pelqejn fishkëllimat“, shprehet Efi.