Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së greqisë pasi ka alarmuar vendin.
Mediat greke shkruajën se efektivët janë futur për kontroll rutin në një klub nate në Athinë, por i riu është kundërpërgjigjur ku dhe ka nxjerrë armën dhe ua ka drejtuar efektivëve.
Policët po kryenin një operacion gjatë të cilit u kontrolluan gjithsej 14 dyqane e 20 persona. Të arrestuar në total ishin katër, mes të cilëve dhe 25-vjeçari shqiptar.
Të riu iu sekuestrua arma dhe një dorëzë metalike grushti. Ndërsa nga kontrolli në shtëpinë e tij u gjetën dhe u konfiskuan: një armë gjahu, një pistoletë me ajër, një shkop dhe 29 gëzhoja.