-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ARRSH tender 20 mln Euro me “flamur të kuq” për Endri Meksin

Kryesoret

Media sërish në “prehrin” e pushtetit. Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi ka firmosur një nga tendrat më të majmë që prej marrjes së detyrës.

Në datë 6 Prill, ARRSH i ndau lekët për tenderin e monitorimit të trafikut (200 km) faza e parë. Gjashtë kompani ishin në garë për tenderin mbi dy miliardë Lekë pa TVSH (2,285,280,226.24 Lekë, ose 20 milionë Euro.

Fitues u shpall bashkimi i operatorëve “MC NETWORKING – INTETRA ELEKTONIK SANAYI VE TICARET ANONIM SIRK- GJOKA KONSTRUKSION”. Vlera që ofruan ishin afërsisht kokë më kokë me fondin limit, 2.1 miliardë Lekë (2 125 576 214,00) për të ngritur stacionin e monitorimit qendror të trafikut me afat zbatimi 24 muaj në total.

Por kush janë fituesit?

Për ta bërë sa më të thjeshtë edhe për publikun renditjen po e marrim sikur e ka vendosur vetë ARRSH në njoftimin e tenderit. E para në bashkimin e tre operatorëve është kompania “MC NETWORKING”. Kjo kompani që ka emrin e televizionit është në pronësi të Endri Meksit.

Në treshen e bashkimit të operatorëve bashkë me “INTETRA ELEKTONIK SANAYI VE TICARET ANONIM SIRK” është edhe “GJOKA KONSTRUKSION” e biznesmenit të njohur Rrok Gjoka, oligarku i njohur i tenderave të punëve publike që ende nuk ka përfunduar Rrugën e Arbrit.

Hijet e dyshimit

Tenderi 20 milionë Euro është kapur me flamur të kuq nga faqja që monitoron prokurimet publike në vend. “Openprocurement” ka ngritur sinjalin e kuq për shkak të skualifikimit të të gjithë operatorëve konkurrues që ishin në garë përveç fituesit.

Por mjafton ky sinjal për këtë tender me këtë vlerë kaq të madhe që institucionet të vendosen në lëvizje? Kjo mbetet për t’u parë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit