-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luizi merr vendimin drastik për Efin dhe Kiarën

Kryesoret

Rikthimi i Efit në shtëpinë e Big Brother Vip, debati mes saj dhe Kiarës dhe përçarja e grupit ‘LEK’, ka ndryshuar komplet situatën në BBV duke shkaktuar dinamika të reja brenda shtëpisë.

Qëndrimi i Kiarës karshi Efit pas hyrjes së saj në shtëpi, kishte shqetësuar këtë të fundit pasi për të Kiara nuk ishte më e njëjte, debati në prime acaroi më tepër raportin e tyre pasi vajzat thanë fjalë të rënda drejtuar njëra tjetrës.

Ai tha se pasi vajzat kanë qenë jashtë dhe kanë parë çdo gjë që është thënë rreth tyre, ato kanë ndryshuar këndvështrime mbi lojën dhe banorët dhe për këtë arsye ai nuk dëshiron të mbajë anën  e njërës apo tjetrës sepse nuk ja ka idenë se çfarë ndodh jashtë shtëpisë.

Në lidhje me këtë, ai ka vënë në pikëpyetje qëndrimin që do mbajë me vajzat, pasi opinionistët gjithashtu thanë se vajzat ndryshuan sjellje ndaj Luizit kur panë famën e tij jashtë.

Këngëtari theksoi se sa herë ato të kenë debate me Arbrin dhe Zhaklinën, nuk do reagojë më, përveç rasteve kur përmendet emri i tij.

“Nuk them më asnjë fjalë. Sepse nuk e di, nuk dua të marrë gjëra përsipër që nuk i di. Për histori jashtë këtyre mureve, edhe pse kam qejf të ndërhyj, por bëjini vetë”, u shpreh Ejlli.

Efi ndërkohë u shpreh se vendimi i tij është i drejtë, kurse Kiara shtoi se nuk do flasë më fare.

Luizi theksojmë që ka krijuar një lidhje brenda me Kiarën, gjersa Efin e kishte mikeshë të mirë që nga fillimi i këtij reality show.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit