-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më sill 2 mijë € ose gjej vend dhe futu”! Si u kap polici që “hapi” derën e burgut?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i efektivit të policisë së Tiranës, Sokol Canameti që prangos nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Efektivi i antidrogës i ka marrë 2 mijë Euro një të riu për ta liruar nga akuzat për prodhim dhe shitje droge dhe rrjedhimisht nga qelia pasi t’i ndryshonte veprën penale.

Nga përgjimet dhe ndjekja në terren duke e dokumentuar me prova marrjen e lekëve, rezulton se efektivi i policisë e ka kërcënuar të riun që t’i çonte sa më shpejt shumën ose ndryshe do ta ndiqte dhe do ta gjente ku të ishte.

Përballë kësaj situate, E.K bashkë me të atin F.K. kanë gjetur shumën dhe në momentin që ia kanë dhënë e kanë filmuar. Më pas kanë vendosur të bashkëpunojnë me Agjensinë e Mbikqyrjes Policore, e cila bashkë me SPAK-un e arrestuan policin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit