-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denoncimi i fortë i Boçit: Inceneratori i Elbasanit po shkakton sëmundje tumorale!

Kryesoret

Kandidati i koalicionit opozitar për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi e ka quajtur një investim të gabuar ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.

Boçi tha se teknologjia e inceneratorit është e vjetër, ndërsa ndotja që shkakton ai bëhet shkak për sëmundje tumorale.

“Inceneratori i Elbasanit është një nga investimet më të gabuara që është bërë në Elbasan dhe Shqipëri. Elbasanit është bërë epiqendra e grumbullimit të plehrave të bashkive të qarkut. E ka vuajtur këtë stigmën e një ambienti të kontaminuar. Ai incenerator u ndërtua në mes të një vendi toksik të kombinatit metalurgjik. Teknologjia është e vjetër e para 30 vitesh. Mbetjet digjen pa u ndarë në burim dhe nuk seleksionohen në incenerator. Kjo bën që gazrat dhe tymrat që çlirohen të jenë kancerogjenë. Prevalenca e sëmundjeve tumorale është shumë e lartë në Elbasan”, u shpreh Boçi në Syri TV.

Po ashtu Boçi  paralajmëroi drejtuesit aktualë se për të gjitha shkeljet do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Boçi u shpreh se pas 15 majit do të skanohen të gjitha shkeljet e bëra nga administrata dhe do të referohen në Prokurori.

“Të gjitha shkeljet e konstatuara të bëra nga bashkia Elbasan do të dërgohen në Prokurori. Zakonisht, një drejtues i ri kur hyn nuk mund të futet në një territor të minuar, bëhet një analizë, një skaner i plotë i të gjitha veprimeve antiligjore që ka kryer institucioni, referohen në organet ligjzbatuese. Kjo është gjë që duhet bërë dhe normal që do të realizohet”, u shpreh Boçi në një intervistë për Syri TV.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit