Një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në një kosh plehrash pranë Poliklinikës së Milanos, ndërsa e ëma ka lënë pranë tij edhe një letër, në të cilën thuhej ndër të tjera se quhej Enea.
Sipas mediave italiane, foshnja lindi 2.6 kilogramë u gjet nga stafi i spitalit ditën e Pashkëve, ndërsa në letrën e gjetur pranë tij thuhej se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, një lajm i mirë vjen sot nga poliklinika ku bëhet me dije se për foshnjën tanimë është gjetur një strehë e sigurt, ku një familje ka dalë vullnetare për ta birësuar dhe kujdesur për të.