Kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht numri një i PS-së, Edi Rama ditën e sotme ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Rama ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me zyrtarët e thirrur në SPAK.
“Kjo sjell me vete hap pas hapi më shumë interes e besim tek vendi ynë si destinacion për të investuar, punuar e jetuar.
Rritja e paimagjinueshme e prurjeve të përvitshme të turistëve është vetëm paralajmërimi i të ardhmeje plot shpresë, që e ka bazën në 7 fitoret e PS në 8 vitet e fundit.
Sot asnjë nga qytetet që ne kemi qeverisur nuk do të ishte transformuar. Në Shkodër vota kundër PS nuk ka sjellë asnjë ndryshim që ai qytet meriton.
Përkundrazi, vota kundër PS ka krijuat pashallëk harbutllëku të një force politike që duke drejtuar mbrapsht e ka shndërruar në shëmbëlltyrën e papastërtisë dhe paaftësisë
Vota për të tjerët ka sjellë si rregull në shkallë kombëtare e lokale më shumë dëme se të mira, dëme të atilla që janë dashur vite të riparohen.
Edhe ne nuk e kemi bërë mirë çdo gjë, kemi bërë e thënë shumë gjera për të cilat nuk jemi krenar, por nuk jemi pajtuar as me gabimet tona as me ata prej nesh që kanë gabuar duke shkelur parimet tona“, tha Rama.