-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja e serbit në Kosovë, Petkoviç: Policia e pranoi që gënjeu kur kërkuam provat

Kryesoret

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviç ka reaguar në lidhje me plagosjen e një serbi nga policia e Kosovës.

Petkoviç u shpreh se Policia e Kosovës gënjeu gjithë ditën lidhur me plagosjen e serbit.

”Policia e Kosovës sapo pranoi se kishte qëlluar serbin Milan Jovanoviq dhe tregoi se gënjeu gjithë ditën për serbin e qëlluar me armë, familjar, baba i tre fëmijëve që për fat të mirë mbijetoi,” tha Petkoviç.

Petkoviç u shpreh se Policia e Kosovës gënjeu deri në momentin kur ministrit Sveçla iu kërkuan provat. Dhe sipas tij kjo ka ndodhur për të vetmen arsye, se i qëlluari është një serb.

“Kur ne e thirrëm të ashtuquajturin Ministrin Sveçla, për të shfaqur evidencat dhe inçizimet nga një pikë kontrolli ilegale në Urën e Bistricës, ai u detyrua të pranojë GËNJESHTRËN që Policia e Kosovës nuk e qëlloi një Serb nga Zveçani. Tani të gjithë mund ta shohin se ROSU është drejtpërdrejtë përgjëgjës për këtë plagosje. Megjithëatë, edhe pse provuan të kriminalizojnë Milan Janoviçin në Prishtinë, ata nuk mund t’i bënin asgjë atij dhe është e qartë se ata e qëlluan atë vetëm sepse është një serb’,’ u shpreh Petkoviç.

Ai thotë se po pret reagime nga Prishtina dhe Sveçla për të kërkuar falje ndaj familjes së tij për horrorin e shkaktuar, dhe reagime ndaj dënimit të personave përgjegjës lidhur me këtë rast.

Ai ndër të tjera thotë se kjo pikë kontrolli ilegale duhet të hiqet, sepse shërben për abuzime ndaj serbëve.

Si fund ai shprehet se sipas tij Policia e Kosovës e Kurtit në veri nuk është për paqe e siguri, por per terror e frikë ndaj serbëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit