Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Serbi ku një person ka humbur jetën.
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë janë publikuar në rrjetet sociale ku shihet se si një tren me shpejtësi godet një makinë “Opel” në fshatin Popuçke, Serbi.
Gruaja 61-vjeçare me inicialet V. A. nga Valjeva ka humbur jetën në aksidentin e tmerrshëm në hekurudhën Beograd-Bar.
Kamerat kanë regjistruar momentin kur treni ka përplasur veturën e gruas. Në video duket që treni ka marrë makinën me vete disa qindra metra pas përplasjes.
Policia raportohet se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet rreth aksidentit të tmerrshëm.