-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anketa kombëtare nga IRI: Ekonomia dhe korrupsioni, shqetësime kryesore të qytetarëve

Kryesoret

Në Tiranë, Instituti Republikan Ndërkombëtar sapo ka publikuar një anketim, nga del se pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë renditën shtrenjtimin e jetesës dhe korrupsionin si shqetësimet e tyre më të mëdha. Ata shprehen se demokracia shqiptare nuk ka përparuar sa duhet, dhe se janë të shqetësuar për emigrimin e shtuar kohët e fundit.

Zëri i Amerikës: Zoti Fluharty! Instituti Republikan Ndërkombëtar sapo ka publikuar një anketim të opinionit publik në Shqipëri mbi shqetësimet kryesore, që kanë qytetarët përpara zgjedhjeve vendore. Cilën do të veçonit ju si gjetjen kryesore, që iu ka bërë më shumë përshtypje?

John Fluharty: Para të gjithash, falemnderit dhe është kënaqësi të jem me Zërin e Amerikës. E vlerësoj këtë mundësi. Instituti Republikan Ndërkombëtar ka kryer anketimin e parë kombëtar këtu në Shqipëri në fund të janarit dhe nga fillimi i shkurtit. Ne po pyesim njerëzit se çfarë mendojnë për çështje në nivel kombëtar dhe për zgjedhjet vendore. Nga anketimi doli se qytetarët janë të shqetësuar për punësimin, ekonominë, si dhe mbi përgjegjësitë që kanë qeveria dhe partitë për nevojat e tyre. Korrupsioni është shqetësim kryesor për qytetarët shqiptarë. Mendimi im mbi gjetjet kryesore është se njerëzit ndjehen të bllokuar; ata shqetësohen për ekonominë dhe korrupsionin si dhe për ata që shërbejnë në qeveri dhe nëpër partitë politike, por nga ana tjetër kërkojnë po prej tyre që të gjejnë dhe ofrojnë zgjidhjet e problemeve. Edhe përgjegjësitë edhe zgjidhjet ata i shohin tek politikanët. Pra, qytetarët mbështesin demokracinë dhe kjo ka shumë rëndësi.

Zëri i Amerikës: Zoti Fluharty! Në qendër të vëmendjes së qytetarëve janë korrupsioni i përhapur, ekonomia dhe pushteti vendor, sipas anketës. 87 përqind e tyre pohuan se korrupsioni është një problem serioz në Shqipëri. Si e komentoni këtë rezultat?

John Fluharty: Po i kthehem mendimit se qytetarët ndjehen të bllokuar. Ata janë të shqetësuar se për çfarë punojnë partitë dhe qeveria. Ka disa shqetësime në këtë temë mendoj. Qytetarët janë vendosur midis korrupsionit në nivel vendor dhe korrupsionit në nivel kombëtar. Me korrupsionin kombëtar ata kanë parasysh tenderat, burimet publike si përdoren ato. Është e qartë se korrupsioni është çështje kombëtare.


/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit