Më 7 prill kompania gjermane “EMS Shipping & Trading” që ka koncesionin për të operuar Terminalin Lindor në Portin e Durrësit çoi Shqipërinë në Arbitrazh.
Gjermanët ankohen për projektin e ri të transformimit të portit, që do ta zhvendosë portin e mallrave në Porto Romano. Por, sipas tyre, në mungesë të portit të ri, vazhdimi i aktivitetit koncesionar të EMS nuk është i sigurt.
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar për padinë e re në arbitrazh duke akuzuar qeverinë Rama që po i shton një tjetër faturë taksapaguesve shqiptarë.
“Edi Ramës mund të mos i pëlqejë Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, kur merr vendime ndëshkuese për shkeljet e tij, por gjermanët mendojnë ndryshe. Gjermanët i besojnë Arbitrazhit dhe jo Edi Ramës apo Pirro Vengut.
Kompania gjermane EMS Shipping & Trading ka regjistruar, më 7 prill, një padi kundër qeverisë shqiptare, për një mosamarrëveshje që lidhet me koncesionin e Portit të Durrësit.
Lajmi konfirmohet nga Reporteri i Arbitrazhit të Investimeve. Me zhvedosjen arbitrare dhe korruptive të Portit të Durrësit, Edi Rama e ka ekspozuar shtetin shqiptar ndaj padive të kompanive të huaja, që operojnë në port.
Një ndër to, kompania gjermane EMS ka një kontratë 35 vjecare me shtetin shqiptar. EMS është kompani serioze dhe operon në shumë porte të Europës në shërbimet portuale, e klasifikuar me elementet e ndershmërisë dhe sigurisë për të kryer logjistikën e NATO për Europën.
Por, nuk është ndërprerja arbitrare e kontratës, arsyeja e vetme se pse EMS e ka çuar në Arbitrazh Qeverinë. Kompania ka bërë më parë kallëzim në SPAK, e gjendur para praktikave korruptive të Autoritetit Portual të Durrësit” tha ajo ndër të tjera duke i kërkuar SPAK të veprojë.
Dosje e re! Gjermanët e portit të Durrësit çojnë Shqipërinë në Arbitrazh