Ilir Beqja nuk do të pranojë mandatin e deputetit në qarkun e Shkodrës.
Me largimin e Benet Becit nga parlamenti për të kandiduar në bashkinë Shkodër për zgjedhjet e 14 Majit, i radhës në listë për t’u futur ishte Ilir Beqja.
Por ish-ministri socialist nuk ka pranuar që të plotësojë formularin për t’u futur në parlament në vendin e Becit.
Beqja ka vendosur që mes të dyjave të qëndrojë në krye të Agjencisë së Donacioneve duke menaxhuar fondet e BE-së. Mandatin e refuzoi edhe Bardh Spahia.
Kryebashkiaku i erdhi radha pas largimit të Zef Hilës nga parlamenti. Por Spahia kandidon në zgjedhjet e 14 Majit për një mandat të plotë në Shkodër dhe për këtë arsye e refuzoi.