-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Me Escobarin fola hapur për zgjedhjet dhe Kosovën

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një postim në facebook ka zbardhur temat e bisedës që diskutoi me zyrtarin e lartë amerikan, Gabriel Escobar që zhvilloi një vizitë dy ditore në Tiranë. Ish-presidenti thekson se biseda u përqendrua te zgjedhjet, raporti i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe Kosova.

“Mirëprita ditën e sotme Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar.

Vlerësova komunikimin e hapur për të gjitha çështjet që diskutuam në takim.

Theksova rëndësinë e ruajtjes së përbashkët të partneritetit dhe aleancës strategjike, midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Për Shqipërinë, aleanca me SHBA është themelore për demokracinë, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit dhe të rajonit.

E falenderova për mbështetjen e projektit të bazës së NATO në Kuçovë, si dhe ndihmën e jashtëzakonshme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të sigurisë kibernetike.

Vlerësova se angazhimi i SHBA në procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor dhe garantues drejt përfundimit me sukses të dialogut mes dy vendeve.

Theksova se zgjedhet e 14 Majit janë një ditë e madhe e  ndryshimit për të gjithë shqiptarët, që do t’i japi fund monizmit në pushtetin vendor dhe do të rikthejë demokracinë, transaprencën dhe Llogaridhënien në të gjitha bashkitë e vendit.

Nënvizova vendosmërinë e PL për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga partneriteti dhe aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA.

Po kështu, shpreha vendosmërinë e Partisë së Lirisë, për të përshpejtuar procesin e integrimit Europian të vendit, me prioritet luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës” shkruan Meta, që është kujdesuar që deklaratën pa përkthejë edhe në anglisht.

“Shihemi shumë shpejt”! Escobar e ftoi në Amerikë? Meta buzëqesh

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit