-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç vizitë në veri të Kosovës, qëllim paraqitja e jetesës së serbëve

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë ditës së nesërme do të vizitojë Rashkën për t’u takuar me serbët e Kosovës.

Në takim do të marrin pjesë kryeministrja serbe, Ana Brnabiç dhe anëtarë të Qeverisë së Serbisë, ka njoftuar Zyra për Bashkëpunim me Media e Vuçiç.

Bëhet e ditur se në takim do të jenë pjesëmarrës anëtarë të qeverisë serbe, përfshirë kryeministren Ana Brnabiç.

Përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova do të takohen me presidentin, kryeministrin dhe ministrat për të përcjellë qartë se si jetojnë serbët në Kosovë, sipas Igor Simiç, nënkryetar i Listës Serbe.

“Edhe një herë do të paraqesim gjithçka që (kryeministri i Kosovës) Albin Kurti po bën me qëllim që t’ua pamundësojë jetën serbëve në Kosovë dhe Metohi, duke filluar nga arrestimet dhe akuzat, e duke përfunduar me tentativën e vrasjes së (Milan Jovanoviçit afër Urës së Bistricës),” ka akuzuar Simiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit