-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

100 mln për fushatë! Berisha asnjë kokërr leku

Kryesoret

Kuvendi miratoi sot projektvendimin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave për fondin prej 100 milionë lekësh për financimin e partive politike për zgjedhjet lokale për të përballuar shpenzimet për fushatën elektorale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkoi që buxheti të mos ishte më i vogël se ai për zgjedhjet e fundit parlamentare, 130 milionë lekë. Por kërkesa u refuzua nga socialistët.

Mbështetje financiare nga qeveria nuk marrin të gjitha partitë pjesëmarrëse në garën e 14 majit, por vetëm ato që në zgjedhjet e fundit kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave në rang kombëtar.

Në rastin e vendoreve, llogaritja bëhet në bazë të votave të marra në këshillin bashkiak. Duke qenë se në 2019 opozita i bojkotoi ato, Ilirjan Celibashi do t’i referohet rezultatit të vendoreve të 2015-ës.

Grupimi i Partisë Demokratike drejtuar nga Sali Berisha nuk merr asnjë lekë. Lekët e PD-së do i marrë Enkelejd Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit