Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi vizitën e zyrtarit të lartë të DASH-it në Tiranë, Gabriel Escobar, që nuk e takoi për shkak se është shpallur non grata.
Berisha tha se Rama me këtë vizitë mori një mesazh të qartë. Akuza kishte edhe për ambasadoren Yuri Kim. “Mua më pëlqeu ajo vizitë. Kaq them. Kam një eksperiencë politike. Kam një eksperiencë të gjatë.
Ajo ç’ka mund ta garantoj zotin Escobar është se në programin e elektoral të Sali Berishës do të shtohet një pikë, ekstradimi i Ramës në SHBA, sapo drejtësia amerikane do ta kërkojë që të çiftohet me McGonigal.
100% edhe ambasadorja Yuri Kim do të jetë në hetim. Të hetohen pronat e saj (ambasadores) në Shqipëri. Kam prova dhe fakte” tha ai.
I pyetur se me çfarë lekësh do ta financohet fushata e tij, Berisha tha se me frymën e demokratëve.
“Mundin dhe djersën e demokratëve grabiten nga një grup, pengje të Ramës, jo pak por 2 milionë Euro, një milion Euro është vetëm fushata. Përfaqësuesit e 621 mijë votuesve nuk marrin asnjë qindarkë.
Kjo tregon fytyrën e vërtetë, por PD është e sigurt drejt fitores. Ju e shikoni të dridhurat që u kanë hyrë. Fushata do të financohet nga kontributet vullnetare të anëtarëve të saj.
Ato fonde do të përdoren për fushatën. PD-në po e financon fryma e fitores. Veliaj ngarkon në furgonë punonjësit e bashkisë dhe përsërit takimin me punonjësit se ka frikë dhe tmerr nga qytetarët” tha ai.
Berisha: Rama porositi sulmin me tritol kundër kreut të PD-së!