-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama porositi sulmin me tritol kundër kreut të PD-së!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në seancën e sotme plenare dënoi sulmin me tritol kundër kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca. Berisha tha se fakti që nuk e dënoi, pas sulmit, sipas tij qëndron Edi Rama dhe njerëzit e tij.

“Sot, seanca duhej t’i kushtohej aktit të shëmtuar terrorist shtetëror, me të cilin partia terroriste e krimit, u shfaq me gjithë shëmtinë e saj në Paçram të Vaut të Dejës, ku vendosi tritol për t’i marrë jetën një politikani të ri, një qytetari shembullor, bir të një familje shembullore.

Nuk ka diskutim se prapa çdo atentati politik, qëndron politik. Në mënyrën më të shëmtuar e faktoi këtë Edi Rama me heshtjen e tij kriminale 48-orëshe.

U godit për t’i marrë jetën një politikan i ri, mbi të cilin janë vetëm ëndrrat dhe idealet më fisnike të njeriut, të atdhedashurisë, të besimit te liria.

Nuk ka kryeministër në botë nëse do ishte dorëjashtë, që nuk do dënonte në mënyrën më të fuqishme një akt të tillë, të dokumentuar mirëfilltas si krim politik, përveç atij që e ka porositur, përveç atij që është rikthyer te genet e etërve të tij.

Dënoj heshtjen kriminale të Edi Ramës që faktoi se qëndron me këtë heshtje prapra këtij akti të vërtetë të terrorizmit shtetëror” tha ai.

Më pas kishte një koment për ndryshimet ligjore që prekin AMA-n. Ai tha se Rama-Basha kanë bërë kompromise të shëmtuara në këtë institucion.

“AMA është kompromisi më i shëmtuar Basha-Rama, që të dy kanë vendosur zëdhënëset e tyre në krye të atij institucionit.

Të dy janë një. Si ajo, zonja Armela, si ajo tjetra që ishte zëdhënësja reale e Bashës, Bravës faktikisht i ka emëruar Rama sot. Ka kontroll të plotë mbi AMA-ën. Të ndryshohet ligji dhe të hiqen të gjitha zëdhënësat nga AMA” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit