-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ka tension! Haradinaj: Të shtyhen zgjedhjet në veri të Kosovës

Kryesoret

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria, presidentja dhe institucionet e vendit që të marrin një vendim lidhur me gjendjen në Veri. Sipas Haradinaj vendimi më i mirë në këtë situatë është shtyrja e zgjedhjeve.

“Ne duhet të kemi guxim politik t’i trajtojmë temat në të vërtetën e vet, së paku të mos fshihemi nga temat që i ka vendi përpara. Nuk besoj që përfiton Kosova nëse ne e heshtim gjendjen në veri të vendit.

E dini se zgjedhjet e shpallura herën e parë nuk arritëm t’i mbajmë dhe po ashtu e dini se procesi për të mbajtur zgjedhje tash në veri nuk është i qëndrueshëm.

Mund të shtrohet pyetja pse jemi në këtë gjendje, kuptohet e dimë mirë agjendën e Serbisë dhe Listës Serbe kushtëzimet e tyre, por edhe presionet që i ushtrojnë mbi qytetarët e vendit në veri.

Por a e dimë ne si Kosovë dhe a e din qeveria jonë rrugën deri te suksesi, mesa e shoh unë dhe me analizën dhe informatat që i kam gjendja e sotme nuk na dërgon te suksesi, procesi i tashëm i zgjedhjeve nuk na dërgon te suksesi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit