-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi me serbët në Kosovë, Vuçiç: Asociacioni, kusht për kthimin e serbëve në institucione

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar të enjten me serbët të cilët jetojnë në veri të Kosovës, në Rashkë.

Vuçiç gjatë takimit u shpreh se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Presidenti serb ka kërkuar nga serbët e Kosovës që të jenë të bashkuar në vendimin për të mos dalë në zgjedhje më 23 prill në katër komunat veriore.

Sipas tij, pala kosovare dëshiron që përmbajtja e Asociacionit të jetë inekzistente, prandaj edhe i kanë prezantuar edhe kushtet për themelimin e tij.

Madje, sipas tij, edhe bashkësia ndërkombëtare nuk është e interesuar për themelimin e Asociacionit.

Ndërkohë, Vuçiç ka bërë të ditur se dje kanë dorëzuar komentet e fundit në lidhje me çështjen e targave ilegale në veri.

“Problem i madh është me targat, ne e dërguam dje propozimin tonë të fundit që është me shumë se një kompromis nga ana jone ne Bruksel, nëse nuk e pranojnë do flasim sot me ju, unë nuk mund të them se do të marrim masa reciproke, sepse me këtë do të thosha se jemi të njëjtë në status juridik, pra edhe në atë politik, dhe nuk jemi dhe nuk mund të jemi, por do të marrim masa që do të bëjnë një përgjigje domethënëse dhe serioze ndaj palës që përdor forcën dhe aparatin e saj të represionit për të ngacmuar qytetarët tanë, mbi të gjitha në veri të Kosovës,” ka shtuar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit