Sot hapet zyrtarisht fushata politike, edhe pse partitë kanë disa javë që e kanë nisur në të gjithë vendin. Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj doli me Roland Bejkon, kandidatin për Tiranën në një konferencë për mediat.
“Kemi detyrimin e riprofilizimin e së djathtës në Shqipëri që mbron vlerat e munguara të demokracisë shqiptare.
Për këtë qëllim beteja që kemi për Tiranën merr një rëndësi të veçantë. Banojnë 1/3 e shqiptarëve, është qendra ekonomike dhe politike.
Mbështetja jonë për Roland Bejkon është mbështetja për të ardhmen e PD-së. Kandidatura e Bejkos është esenca e asaj që këtë që kemi kaluar dhe që duhet të jetë nesër” tha ai.