-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj: Unë 1 milion Euro kam, po Berisha ku i merr lekët për fushatën në stadium?

Kryesoret

Kandidati i propozuar nga Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko njoftoi sot ekipin me të cilin bëri programin për kryeqytetin.

I quajtur “Programi për Tiranën 2023-2027”, Bejko thotë se ai është përgatitur nga ekspertët më të mirë dhe në ditët në vazhdim, ata do trokasin në dyert e familjeve të kryeqytetit, për të shpjeguar nga afër premtimet e tyre.

Po ku do i çojë Alibeaj lekët që i dha KQZ për fushatë kur nuk ka kandidatë në të gjithë Shqipërinë? “E gjitha është një milion Euro. Me kaq para, që nuk janë shumë, ju e dini sa të kushtueshme kanë qenë fushatat.

Ne kaq na mjaftojnë për të përçuar fjalën, të vërtetën. Kjo na mjafton për t’i dhënë frymëmarrje Shqipërisë dhe Tiranës dhe për të larguar fosilet politike” tha ai.

Më pas Alibeaj kaloi në sulm duke kërkuar që të hetohet ku i merr lekët jo vetëm Edi Rama, por edhe Sali Berisha që do ta hapë fushatën në stadium nesër. “Do të ishte mirë që të ndihej paraja.

Pyeteni Berishën ku i merr lekët. Vetëm për të marrë stadiumin duhen nja 50 mijë Euro. Po selinë e zaptuar të PD-së si e paguan?” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit