Sali Beriha është i bindur që amerikanët po fillojnë që të ndryshojnë mendim dhe qëndrim lidhur me pozicionin kundër tij. Zyrtari i lartë, Gabriel Escobar pas vizitës në Shqipëri, ku nuk e takoi, tha se edhe nëse fiton, “Berishës nuk do i hiqet non grata”. Ish-kryeministri këtë deklaratë e përkthen në një tjetër mënyrë.
“Dje deklarova se më pëlqeu vizita e zotit Eskobar. Sot ju deklaroj se më pëlqeu intervista e zotit Eskobar. Cila ishte kryefjala e intervistës së tij? Ishte një: e pyetur nga gazetarja për problemin e Ramës me McGonigal, ai u përgjigj se nuk komenton për një çështje penale e hapur. E di çfarë do të thotë çështje penale e hapur? Do të thotë derë e burgut e hapur. Një derë qelie e hapur për Edi Ramën.
E dyta, ai ishte një lajm shumë interesant. Edhe në rast se fiton, tha, pra parashikon fitoren time. Unë e vlerësoj këtë. Unë u thashë se në kryeqytetet e Europës dhe botës po binden për rikthimin e fuqishëm të Sali Berishës dhe fitoren e PD-së.
Po do thuash ti që ai thotë se nuk ndryshon vendimi. Këtu kam një përgjigje shumë të thjeshtë. Gazetarja, por edhe ju, mund të bëni një pyetje: a ka kërkuar Sali Berisha një kërkim të ndryshimit. Jo, nuk ka kërkuar.
Se si mund të ndryshojë vendimi, pa kërkuar i ndryshuari, këtë nuk e imagjinoj. Unë kam paditur Sekretarin e Shtetit në gjykatën e Parisit për shpifje, çka nënkupton çdo mundësi që unë të kërkoj ndryshimin e vendimit. Është vetëm kështu.
Kurse përsa i përket guvernatores, unë edhe njëherë i bëj thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të DASH, FBI-së dhe Kongresit të SHBA të hetojnë aferat korruptive të ambasadores Yuri Kim, përfshi këtu edhe pronat e saj në Shqipëri. Garantoj në mënyrën më të hapur se PD është e gatshme të kontribuoj me prova dhe fakte në zbardhjen e këtyre problemeve. Kaq” tha ai.