-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidentët e Kinës dhe Brazilit thellojnë lidhjet, pajtohen për Ukrainën

Kryesoret

Brazili forcoi marrëdhëniet diplomatike me Kinën, partnerin e saj më të madh tregtar, gjatë vizitës shtetërore të presidentit brazilian në Pekin, më 14 prill.

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva dhe disa nga ministra të tij, nënshkruan marrëveshjet me presidentin Xi Jinping dhe zyrtarë të tjerë kinezë në Pekin. Ata rritën investimet dhe bashkëpunimin në fushën e teknologjisë, tw zhvillimit të qëndrueshëm dhe bënë thirrje për negociata paqeje në lidhje me luftën në Ukrainë.

Presidenti Xi tha se marrëdhëniet e Kinës me Brazilin janë një prioritet diplomatik dhe se të dyja vendet duhet të thellojnë bashkëpunimin praktik në sektorët e bujqësisë, energjisë dhe ndërtimit të infrastrukturës, raportoi televizioni shtetëror kinez CCTV, sipas Reuters.

“Ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Kinën, marrëdhënie që po forcohet çdo ditë e më shumë”, tha Lula para takimit me Xi.

Ai shtoi se Brazili dhe Kina duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që marrëdhënia të mos jetë vetëm interes tregtar.

Të dy udhëheqësit ranë dakord se dialogu dhe negociatat janë “e vetmja mënyrë e mundshme” për gjetjen e zgjidhjes lidhur me luftën në Ukrainë, thuhet në një deklarate të përbashkët. Ata u bënë thirrje vendeve të tjera që të luajnë rol konstruktiv në promovimin e zgjidhjes politike ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Vizita e Lula ndodhi pas katër vjet marrëdhëniesh të tensionuara me Kinën, ndërsa Brazili drejtohej nga presidenti i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro. Gjatë kësaj periudhe, tregtia vazhdoi pa probleme, por investimet nga kompanitë kineze ranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit