Policia e shtetit njofton se qarkullimi në Rrugën e Arbrit është rihapur pas bllokimit në Qafë Murrizi. Për më shumë se dy orë rruga ishte e bllokuar.
“Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës. Qarkullimi i automjeteve ka vijuar normalisht dhe nuk ka probleme.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gadishmëri të plotë për menaxhimin e trafikut dhe apelon që për shkak të lagështirës në rrugë drejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara” njofton policia.
Shqipëria “pushtohet” nga dëbora! Njoftim për shoferët, kush janë rrugët me probleme?