-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, Çapjat dhe Klajdi Dokoli kërkojnë pafajësi!

Kryesoret

Është zhvilluar seanca e radhës ndaj 6 të pandehurve, që akuzohen për vrasjen në bashkëpunim ndaj babë e bir në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqiri.

Në seancën e djeshme gjyqësore, avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë lexuar konkluzionet përfundimtare, duke i kërkuar Gjykatës deklarimin e pafajshëm të tyre. Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Klajdi Dokoli i kanë kërkuar trupit gjykues që të deklarohen të pafajshëm, pasi sipas tyre nuk ka asnjë provë që i implikon ata në ngjarjen e 15 gushtit 2012, të ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Në konkluzionet e avokatëve, tre të pandehurit e këtij procesi kanë ngritur pretendime dhe evidentuar fakte që nuk kanë qenë në Elbasan, ditën kur ka ndodhur krimi. Sipas tyre, vetëm një provë e vetme, siç është dëshmia e bashkëpunëtorit të Prokurorisë, nuk mund të bëhet shkak për dënimin e personave të proceduar.

Ndërkohë seanca është shtyrë për javën e ardhshme, pasi vetë i pandehuri Ardjan Çapja ka kërkuar të flasë para Gjykatës për të shpalosur personalisht mbrojtjen e tij. Ende pa lexuar konkluzionet përfundimtare janë dhe dy të pandehurit, Etien Cani dhe Olsi Leku.

Pas përfundimit të konkluzioneve, treshja e gjyqtarëve Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Erjon Bani do të vendosin nëse do dënojnë ose jo 6 të pandehurit e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, të vënë nën akuzat e rënda të vrasjes së dyfishtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit