-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku do të mbahet finalja e “Big Brother VIP”? Eduart Grishaj zbulon detajet

Kryesoret

Regjisori i njohur dhe njëkohësisht partneri i Arbana Osmanit, Eduard Grishaj ishte ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Merre me Long show” në Top Albania Radio.

Grishaj nuk mundi t’i shpëtonte edhe  temës më të diskutuar të momentit, atë të finales së “Big Brother VIP” ku edhe zbuloi disa detaje të vogla.

Edhe pse në formatin e suksesshëm 100 ditë qëndrimi brenda shtëpisë janë plotësuar, para pak ditësh u bë e ditur se finalja e madhe do të mbahet më 6 maj.

Sigurisht që finalja e këtij spektakli është një pikë kyçe diskutimi jo vetëm nga njerëzit që e ndjekin “Big Brother VIP” por edhe nga vetë banorët aty brenda. Pyetje të pafundme ka por gjithësesi suspanca mbetet për ditën e madhe.

Gent Hazizi e pyeti regjisorin nëse do të zhvillohet vallë finalja e madhe e “Big Brother VIP” tek stadiumi Air Albania apo janë thjesht fjalë dhe aludime.

Edhe pse iu mundua t’i shmangej pyetjes, duke thënë se njerëzv do t’i jepet mundësia ta shofin nga afër ai ka lënë të kuptohet se Air Albania është një nga mundësitë

Eduard Grishaj: Ne jemi si ato skuadrat që i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës nuk kalojmë direkt tek finalja. Për ne është shumë e gjatë rruga deri në finale. Finalja do të jetë e jashtëzakonshme, do të jetë fantastike. Do t’ju jepet mundësia edhe njerëzve për të qenë sa më afër finales, do të jetë diçka shumë madhështore por do t’i marrim ndeshjet me rradhë.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit