0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Me një të shtyrë me votë rrëzojmë Ramën në 14 Maj

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh nga podiumi i stadiumit në hapje të fushatës se “regjimi i Ramës do vetëm një shtyrë me votën tuaj për t’u rrëzuar”. Me pushtetin absolut, Meta tha se pushteti vendor dhe qendror është plotësisht i korruptuar.

Edhe 29 ditë, të vrapojmë për t’u dhënë fund monizmit absolut në pushtetin vendor. Më në fund pas 4 viteve do të shkallmojmë atë që askush që nuk e mendonte dhe imagjinonte në Shqipëri.

Asnjë këshilltar opozitar në katër vite në Shqipëri dhe ne e kemi shumë mirë që pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut sikur është e gjithë rilindja në pushtetin vendor. Ndaj nuk është koha për ndryshim, sepse koha e ndryshimit ka kaluar, prandaj është koha për revolucionin me votë. Do të sjellë përmbysje të korrupsionit” tha ai.

Dy fjalë i kishte edhe për kandidatin e Tiranës, Belind Këlliçin. “Ai autobus atje është një shpresë e madhe, jo vetëm për transportin falas, por që më në fund do të ketë kryebashkiakët që do të mendojë dhe zgjidhë problemet jetike të qytetarëve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit