Nesër të gjithë besimtarët ortodoksë kremtojnë Ringjalljen e Krishtit ose siç njihet Pashkët.
Pas Krishtlindjeve një festë po aq e rëndësishme për të gjithë të krishterët. Kjo festë është një arsye për t’u bashkuar me familjarët prandaj të gjithë emigrantët shfrytëzojnë pushimet që marrin në këtë periudhë për të vizituar të afërmit e tyre në Shqipëri.
Ndërkohë orët e fundit në vend ka pasur flukse të mëdha hyrjesh në pikat kufitare. Përgjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5612 shtetas kryesisht shqiptarë.